Mesazhet e SHBA-së për Kosovën/ Eksperti, thirrje Qeverisë: Bëjeni këtë gjë që po e kërkojnë!

Politika

Mesazhet e SHBA-së për Kosovën/ Eksperti, thirrje Qeverisë: Bëjeni këtë gjë që po e kërkojnë!

Nga: N. Shaqiri Më: 29 prill 2024 Në ora: 16:56
Albin Kurti, foto ilustrim

Dialogu Kosovë – Serbi ka mbi një dekadë që ka filluar, por që duket edhe për një kohë të gjatë do të vazhdojë.

Kjo për faktin që nuk jemi as afër të një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të jenë më aktiv në çështjen e dialogut me Serbinë që të arrihet një marrëveshje finale.

Tërnava thotë se një pajtim gjithsesi që do të ndodhë.

Ai tutje flet për mesazhet e SHBA-së për të filluar procesin e dialogut si dhe themelimin e Asociacionit nga Kosova.

Këto thirrje perëndimore Tërnava thotë se duhet të merren seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

“Këto mesazhe direkt që po vijnë nga shteti kryesor për çlirimin e Kosovës dhe sponsorizimin e shpalljes së pavarësisë, madje edhe me lobimin e fuqishëm për përfitimin e njohjeve më të rëndësishme nga shtetet kryesore të botës demokratike duhet të merren seriozisht”, thotë ai.

Eksperti shton se Kosova duhet t’i kupton qartë mesazhet e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-së.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ndërkombëtarët dhe në veçanti SHBA, kanë porositur dhe deklaruar qartë se nuk kërkohet asnjë veprim që e dëmton sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, sepse Amerika e ka njohur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe qëndron në mbështetje dhe mbrojtje të Kosovës”, thekson ai, teksa shton se nuk ka asnjë dilemë që në Kosovë të formohet e ashtuquajtura Republika serbe.

“Duhet të formohet një Asociacion i cili nuk do të bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës”, thotë tutje eksperti.

Sipas tij, tash është koha e fundit për të dëgjuar ndërkombëtarët.

“Në këtë rast nuk duhet humbur tutje kohë duhet vepruar pa hezituar, duke bashkëpunuar edhe me ekspertët amerikan dhe evropian për t’i thënë rrugëzgjidhje kësaj kërkesë, por vetëm bazuar në kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe pa asnjë element konstituiv të ingerencash që dalin përtej sovranitetit dhe integritetit të shtetit”, thotë ai.

Sipas tij, tash duhet të përafrohen qëndrimet nga të gjitha partitë politike dhe të angazhohen për një Asociacion në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës.

“Partitë politike të jenë unike sa i përket kësaj çështje, mos të shfrytëzohet kjo çështje për çështje politike partiake sikur që ka qenë deri më tani, sepse momenti i krijuar duhet të shfrytëzohet e sidomos kur na qëndron Amerika pranë, dhe me një Asociacion të miratuar nga parlamenti i Kosovës, tani Serbia do të jetë detyruar që t’i përmbahet marrëveshjes së Ohrit e cila na përafron drejtë njohjes së pavarësisë tonë, e sidomos anëtarësimit në institucione ndërkombëtare sikur NATO, INTERPOL, BE, OKB etj.”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat