Serbisë i shuhen shpresat për luftë/ Veprimtari tregon ‘armën’ e vetme që po mundohet ta shfrytëzojë Vuçiqi!

Politika

Serbisë i shuhen shpresat për luftë/ Veprimtari tregon ‘armën’ e vetme që po mundohet ta shfrytëzojë Vuçiqi!

Nga: M.Haziri Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:55
Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh gjithmonë mund të nis një sulm hibrid nga Serbia.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

Ai tha se luftë në Kosovë vështirë që mund të ketë sepse Serbia është rrethuar nga NATO dhe në Kosovë është NATO e cila ka përgjegjësin për mbrojtjen e kufive shtetërorë të saj.

Sipas tij, Serbia nuk guxon ta sulmon Kosovën.

“Kjo temë po përseritet qe disa herë për arsye se deklerata të tilla po kemi në vazhdimsi, që nga Kryeministri e më radhë. Luftë në Kosovë vështirë që mund të ketë sepse Serbia është rrethuar nga NATO dhe në Kosovë është NATO e cila ka përgjegjësin për mbrojtjen e kufive shtetërorë të saj. Po e përseris prapë, do të deshiroja që Serbia ta sulmon Kosovën sepse aty do jetë fundi i sajë. Pikërisht për këtë arsye Serbia nuk guxon ta sulmon Kosovën, por pavarsisht nga kjo ne duhet të punojmë natë dhe ditë ta forcojmë Ushtrinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë”, u shpreh ai.

Image
Saim Tahiraj

Më tej, Tahiraj thekson që arma kryesore e Serbisë janë serbët e Kosovës të cilët ajo po i shfrytëzin për të destabilizuar veriun e Kosovës.

Serbia do vazhdoj ta sulmoj Kosovën në forma tjera të luftës speciale dhe jo sulmë të hapur ushtarak frontal. Arma saj kryesore , janë serbët e Kosovës të cilët që po i shfrytëzon për destabilizimin e veriut të Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet ta ndërpres këtë retorikë për luftën në Kosovë dhe të ballafaqohet me problemet reale që ka popullata e sajë. Duhet filluar sa më parë për zgjidhjen e shumë problemeve të grumbulluara që po përballët popullata për çdo ditë me to. Gjithashtu edhe në politikën e jashtme duhet korigjime serioze sepse jemi shumë keq, kordinim dhe bashkëveprim serioz me SHBA-të”, përfundoi Tahiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat