Deputetja flet për zhvillimet e fundit në vend - përmend ngjarjet pozitive që Qeveria arriti!

Politika

Deputetja flet për zhvillimet e fundit në vend - përmend ngjarjet pozitive që Qeveria arriti!

Nga: M.H Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Kosova në vazhdimësi është duke u përballur me ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme.

E në lidhje me këto zhvillime në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputetja nga LVV, Arijeta Rexhepi.

Ajo tha se Kosova ka pasur zhvillime pozitive duke filluar nga liberalizimi i vizave e deri tek aplikomi për anëtarësim në BE.

Ndërsa e pyetur për ndryshimet që kjo qeveri në krahasim me qeveritë e kaluara, atëhere deputetja thotë që ndryshimi është drastik, ku buxheti i shtetit keqpërdorej e shteti ishte i zhytur në korrupsion e krimi i organizuar lulëzonte veçanërisht në veri të vendit.

“Republika e Kosovës po njeh zhvillimin më të madh ndonjëherë të faktuar e dëshmuar dhe nga raportet e ndryshme e serioze ndërkombëtare. Vizat u liberalizuan, u bë aplikimi për anëtarësim në BE, po ecet drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, po konstatohet rritje ekonomike dhe e investimeve, rritje e punësimit e kështu me radhë. Stabiliteti institucional ka sjellë dhe stabilitet në jetën politike e shoqërore të vendit. Ndryshimi është drastik e madhor krahasuar me qeveritë e mëhershme, ku buxheti i shtetit keqpërdorej e shteti ishte i zhytur në korrupsion e krimi i organizuar lulëzonte veçanërisht në veri të vendit”, u shpreh Rexhepi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat