Ndalimi i vizitës së Petkoviq-it, kundërpërgjigje e fortë për retorikën kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës

Politika

Ndalimi i vizitës së Petkoviq-it, kundërpërgjigje e fortë për retorikën kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 maj 2024 Në ora: 16:01
Rexhep Elezaj

Ditë më parë shefi i ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviq gjatë kësaj vizite ishte parparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë serbe.

Kjo zyrë tha se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviqin që të vizitojë serbët në Kosovë.

Gjithashtu për këtë ngjarje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar këtë.

Mirëpo si shihet ky veprim i Qeverisë sipas analistëve?

Elezaj: Regjimi kriminal i Serbisë qe 25 vite po vazhdon me politikën dhe retorikën e tij hegjemoniste dhe antishqiptare në Ballkan

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Rexhep Elezaj.

Ai tha ky veprim i Qeverisë duhet përshëndetur kur dihet se regjimi kriminal i Serbisë qe 25 vite po vazhdon me politikën dhe retorikën e tij hegjemoniste dhe antishqiptare në Ballkan.

Image
Rexhep Elezaj.

“Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, P. Petkoviq, është një çetnik dhe antishqiptar i përbetuar, të cilin nuk duhet lejuar kurrë që këmba e tij ta shkelë tokën e Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që qeveria e Kosovës këtij neofashisti ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar Kosovën, një veprim ky i Ministrisë për punë të brendshme të cilin duhet përshëndetur, kur kihet parasysh fakti se regjimi kriminal i Serbisë qe 25 vite po vazhdon me politikën dhe retorikën e tij hegjemoniste dhe antishqiptare në Ballkan”, u shpreh ai.

Më tej, opinonisti thekon që Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptar në mënyrë që të iu lejohet serbëve hyrjen në Kosovë.

“Prandaj, qeveria e Kosovës, jo vetëm ndaj këtij çetniku dhe fashisti serb, siç është P. Petkoviq, por ndaj çdo politikani të Serbisë duhet të zbatojë qëndrim të prerë, që asnjë politikani serb nga Serbia, qoftë në nivel komunal, qoftë atë qendror, të mos i lejohet hyrja dhe vizita në Kosovë, përderisa Beogradi zyrtar të mos u kërkojë falje publike shqiptarëve të Kosovës, ndaj të cilëve kanë kryer masakra dhe gjenocid të tmerrshëm (1998/99), duke vrarë për të dytën herë mbi 800 kufoma të shqiptarëve të varrosura në 16 varreza masive nëpër Serbi, duke i hedhë sikur mbeturina në lumin Sava, si dhe duke i zhdukur mbi 1750 shqiptarë të vrarë, ende të pagjetur deri më sot”, shpjegon opinonisti.

Ndër të tjera, ai tha që Serbia po vazhdon tash e një kohë të provokoj dhe kërcënoj Kosovën, për këtë arsye duhet masa reciproke ndaj serbëve.

“Përndryshe, kur një shtet siç është Serbia fashiste, regjimi i të cilës, qëkur Kosova është çliruar nga okupimi i saj barbarë me 10 qershor 1999, ka vazhduar ta provokojë dhe kërcënoi çdo ditë Kosovën, herë me pushtim dhe herë me luftë, sidomos që nga 17 shkurti 2008 e deri më sot, etj., do ishte diçka absurde po qese qeveria e Kosovës nuk do t’i vendoste Serbisë masa reciproke, jo vetëm kur janë në pyetje vizitat e politikanëve serbë në Kosovë, veçse në çdo lëmi tjetër, siç është këmbimi tregtar-ekonomik, dhe eventual ai kulturor dhe sportive”, foli Elezaj për “Bota sot”.

Burjani: Unë mendoj që nuk duhet ndaluar vizitat as në Kosovë e as në Serbi

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që nuk është pozitive të mos lejohen vizitat pasi kjo sjellë acarime politike.

Sipas tij, viztat duhet të jenë efektive dhe jo për qëllime propaganistike.

Image
Blerim Burjani

“Po ky është konfirmim i konfliktit dhe sporteve acaruese në mes dy vendeve, vizitat herë lejohen e herë nuk lejohen në të dy anët, kjo nuk sjellë asgjë pozitive dhe vetëm sjellë acarime politikë.

Në mungesë  të raporteve të normalizuara ka gjithmonë ngërçe, strese dhe inat të grumbulluar, unë mendoj që nuk duhet ndaluar vizitat as në Kosovë e as në Serbi por nuk duhet keqpërdor dhe bërë mitingje politike në Kosovë apo anasjelltas.

Pra vizitat nuk duhet keqpërdorur për qëllime propaganistike, politike apo shoviniste”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat