A duhet të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, flet juristi: Qeveria të heq përgjegjësinë..

Politika

A duhet të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, flet juristi: Qeveria të heq përgjegjësinë..

Nga: H.O. Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për ‘Bota sot’, ka treguar nëse drafti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese apo jo?

Ai thotë se qeveria do ta dërgoj këtë draftë që të heq edhe përgjegjësineë politike.

“Sigurisht që Gjykata Kushtetuese do ta vlerësoj kushtetutshmërinë e draftit me Kushtetuten, se a duhet dërguar draftin është ҫështje e vullnetit politik. Qeveria njërin prej drafteve që ishin katër drafte ta dërgoj në gjykatë dhe të hiqet përgjegjesia politike, pastaj të pritet për rekomandimet e gjykatës që ata e quajnë aktgjykim”, thekson Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se, kjo gjykatë e vlerëson në mënyrë abstrakte draftin, pra gjykon apo vlerëson normat e draftit.

“Përgjigjeja e gjykatës ka peshë dhe pasoja kushtetuese dhe politike, varësisht ҫka interpreton dhe qysh? Varet gjyqtari referues se si do të përgatisë konkluzionin gjyqësor, pra kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi, kam përshtypjen që ideja ndërkombëtare të dërgohet në këtë gjykatë, është për t’i bërë presion të madh mbi këtë gjykatë, për të thënë ndonjë interpretim pozitiv në njërën nga dokumentet”, thotë ai.

Sipas tij, ideja është vetëm të shtyhet drejtë procedures pastaj me i bë presion gjykatës, kjo mund të jetë e papranueshme nëse ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat