Flet politologu, ҫfarë do të ndodhë me Kosovën nëse refuzon Asociacionin

Politika

Flet politologu, ҫfarë do të ndodhë me Kosovën nëse refuzon Asociacionin

Nga: H.O. Më: 18 maj 2024 Në ora: 20:32
Ilustrim

Në një intervistë dhënë për “Bota sot”, politologu dhe njohësi i ҫështjeve politike, Albinot Maloku ka folur për Asociacionin dhe se ҫfarë e pret Kosovën nëse refuzon të formoj Asociacionin.

Ai thotë se, refuzimin ndaj Asociacionit provoj ta manovroj, duke menduar që bashkësia ndërkombëtar e sidomos dizajnuesit e Marrëveshjes së 2013, do të harronin, e ata do të mund të mashtrohen.

“Struktura aktuale qeverisëse në vend, refuzimin për Asociacionin e vazhdimin e dialogut pa kushte ndaj Serbisë e ka pasur kauzën kryesore të angazhimit opozitar politik. Ndoshta edhe instalimin e meritokracisë e luftën ndaj nepotizmit politik e familjar, mirëpo me këtë të fundit dallueshëm, dështojë edhe në krahasim me ish-strukturat tjera qeverisëse në vend. Refuzimin ndaj Asociacionit provoj ta manovroj, duke menduar që bashkësia ndërkombëtar e sidomos dizajnuesit e Marrëveshjes së 2013, do të harronin, e ata do të mund të mashtrohen”, thotë ai.

Image
Albinot Maloku

Maloku thotë se, Kosova pësoj në këtë rast me izolimin më të madh.

“Kjo nuk ndodhi, por e pësojë Kosova, duke kaluar në izolimin më të madh që prej ekzistencës së saj si shtet, plus me sanksione nga BE. Ndërkombëtarët me të vërtet kanë pasur qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, kanë qenë jo parimor e hiç korrekt, por kjo ka ndodh edhe për shkak të terrenit politik që iu është ofruar nga Kosova e politika e saj”, thotë Maloku për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat