Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së, pas dërgimit të Shpendit në Kushtetuese

Politika

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së, pas dërgimit të Shpendit në Kushtetuese

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 29 mars 2018 Në ora: 21:51
Asamblistët e Vetevendosjes

Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se përfundimisht nuk ka hequr dorë nga komuna e Prishtinës.

Të enjten, LDK ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Kërkesa erdhi, pasi që kjo parti ka vlerësuar se disa vendime të cilat janë marr nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet.

Këtë lajm e beri te ditur kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës ne zgjedhjet lokale 2017 Arban Abrashi, i cili tha se vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme kanë qenë vendime arbitrare karshi të drejtave të tyre.

Image
Nol Nushi

Mirëpo, si e vlerëson këtë çështje, partia e cila e mundi Abrashin në zgjedhje dhe aktualisht po qeverisë me komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje

Nol Nushi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Gjykata përsëri do ta konfirmojë fitoren e Shpendit në Prishtinë

“Për këtë veprim u njoftova përmes mediave. Ky proces I ka kaluar të gjithë filtrat verifikues dhe nuk dale asnjë problem. Kam përshtypjen qe kjo nuk është lende që i takon Gjykatës Kushtetuese dhe ne këtë nivel do te rrezohet Duke qene I bindur qe procesi ka qenë tërësisht I rregullt, Gjykata nuk ka si të veprojë ndryshe përpos që ta konfirmojë fitoren e Shpendit në Prishtine” ka thënë Nushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat