Rënia e temperaturave shtyn ‘Termokos’-in ta vazhdojë ngrohjen

Prishtina

Rënia e temperaturave shtyn ‘Termokos’-in ta vazhdojë ngrohjen

Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike ‘Termokos’ ka njoftuar se pas konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, për shkak të parashikimeve për rënie të temperaturave në ditët e ardhshme, ngrohtorja do ta vazhdojë furnizimin me ngrohje edhe për disa ditë.

Sipas njoftimit, furnizimi me ngrohje në ditët, që do të ketë temperatura më të mira, do të vazhdojë me ngarkesë minimale, ndërsa përgjatë ditëve, kur sipas parashikimeve meteorologjike do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, furnizimi me ngrohje do të jetë në harmoni me nevojat e konsumatorëve për ngrohje.

“Mosndërprerja e përkohshme e furnizimit me ngrohje është bërë edhe me qëllim për ta ruajtur sigurinë e operimit të sistemit të ngrohjes, i cili, pas përkeqësimit të motit, do të duhej rikthyer prapë në funksion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë parashihen ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat