Alarm nga shkollat e Prizrenit, tmerrohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Prizreni

Alarm nga shkollat e Prizrenit, tmerrohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 30 mars 2019 Në ora: 09:09
Arbër Rexhaj

Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në Prizren ka shënuar rënie drastike. Këtë vit shkollor numri i atyre që kanë regjistruar klasën e parë është për 300 më i vogël sesa vitin e kaluar shkollor.

Këtë e kanë konfirmuar Zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Sipas tyre, ndonëse ka ulje të numrit të nxënësve, gjendja nuk mund të përshkruhet si alarmante në këtë drejtim.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kishte pretenduar se janë regjistruar 2000 nxënës më pak, gjë të cilën e ka mohuar drejtori i Arsimit në Prizren, për koha.net, Skënder Susuri.

Arbër Rexhaj, ka bërë të ditur se është tmerruar kur ka kuptuar se mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

Mirëpo Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skender Susuri, ka theksuar se kjo shifër nuk qëndron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat