Flasin nga Prizreni, tregojnë a ka raste të reja me Covid-19

Prizreni

Flasin nga Prizreni, tregojnë a ka raste të reja me Covid-19

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:26
Foto Ilustrim

E gjithë bota po ballafaqohet me virusin Covid-19, e së fundmi është shfaqur edhe në Kosovë, ku mori edhe një jetë.

Nga 63 të prekur nga coronavirusi, një paciente është nga komuna e Prizrenit.

Shefja e shtabit të kabinetit të kryetarit në Prizren, Krenare Koqi, për portalin “Front Online” në këtë komunë ka thënë se deri tani është vetëm një i prekur me COVID-19 në këtë komunë.

“Në Komunën e Prizrenit është vetëm një rast me COVID-19 i cili ka ardhur nga Anglia, është identifikuar ne aeroportin “Adem Jashari” dhe është dërguar ne kliniken Infektive ne QKUK”, tha ajo.

Ajo tha se pacienti në fjalë është vetizoluar në shtëpi nuk ka pasur asnjë kontakt me askënd dhe kontaktet janë te vazhdueshme me pacientin nga shërbimi urgjent i KPSH-së dhe IKSHP.

Ndërsa deri më tani, tha ajo, në komunën Prizrenit nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Ajo gjithashtu tha se nuk ka mungesë të mjeteve në Prizren

“Kujdesi parësor shëndetësor në komunën e Prizrenit nuk ka asnjë mungesë sa i përket mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor tani per tani”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat