6 anëtarë të një familje në Prizren infektohen me Covid-19, kanë ankesa për testimet - Bota Sot
6 anëtarë të një familje në Prizren infektohen me Covid-19, kanë ankesa për testimet

Prizreni

6 anëtarë të një familje në Prizren infektohen me Covid-19, kanë ankesa për testimet

Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Po i jepet lamtumira e fundit.  E varrimi i tij, po bëhet nën masa të shtuara të sigurisë.

Pas një beteje me Covid 19, 59 vjeçari  A.H, nga Randobrava e Prizrenit nderroi jetë një ditë më parë.

I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe kishte kohë që po trajtohej në Klinikën Infektive.

Ai është viktima e 30’të e koronavirusit në Kosovë.

Ndërkohe, të martën në mbrëmje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi për 6 raste të reja me Covid 19.

Bëhet fjalë për 6 anëtarë nga e njëjta familje, në fshatin Romajë të Prizrenit.

Sipas kryefamiljarit, ishte gruaja e tij ajo që rezultoi e para pozitive.

Pas rastit ne fjalë, në këtë familje 18 anëtërëshe, u testuan edhe disa anëtarë të tjerë.

Ndërkohë, sipas kryetarit të këtij fshati, Limon Beqaj, asnjë banor nuk është ftuar për testim nga Instituti.

Madej Beqaj thotë se kanë shumë pak informacione në lidhje me rastet e fundit.

Ani pse dikush nga kjo familje ishte pozitiv, ata u detyruan të dalin vetë tek qendra e shëndetit në Prizren për të kryer testimet

E kjo gjë i shqetësoi ata.

Por, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Visar Shehu tha se këto janë rregullat e vendosura nga MSh.

Në qytetin e Prizrenit deri më tani janë shënuar 129 raste pozitive me Covid 19, 67 janë shëruar ndërsa 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat