Totaj: Haskuka është dashur ta shkarkojë Drejtorin e Shëndetësisë pasi dështoi me menaxhimin me Covid-19

Prizreni

Totaj: Haskuka është dashur ta shkarkojë Drejtorin e Shëndetësisë pasi dështoi me menaxhimin me Covid-19

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 10:48
Shaqir Totaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, vlerëson se kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, është dashur ta shkarkonte nga detyra Drejtorin e Shëndetësisë, Visar Shehu.

Sipas tij Shehu ka keqmenaxhuar me situatën e luftimit me koronavirusin në këtë komunë.

“Por, në vend të ndëshkimit, Haskuka e ka avancuar atë, duke e emëruar nënkryetar të Komunës së Prizrenit. Kjo dëshmon se shpresa e vetme e Haskukës është një Visar Shehu, të cilin e përdor si “xhoker” për plotësimin e zbrazësive të krijuara, në “axhami” qeverisjen komunale tashmë të degraduar”, është shprehur Totaj.

“Faturën e tërë kësaj po e paguajnë qytetarët. Ja ndryshimi i premtuar i Vetëvendosjes në Prizren!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat