​Haskuka: Kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, mos të gabojmë sërish - Bota Sot
​Haskuka: Kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, mos të gabojmë sërish

Prizreni

​Haskuka: Kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, mos të gabojmë sërish

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:18
Mytaher Haskuka

Qyteti historik i Kosovës të mërkurën frymonte ndryshe. Në 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbushur me flamuj kombëtar u dha mesazhi i bashkimit dhe mos copëtimit të mëtejmë të territoreve shqiptare.

Në këtë përvjetor homazhet nga qytetarët, institucionet komunale dhe liderët politikë nisen në nderim te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

E i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka u shpreh i vendosur se më nuk duhet lejuar, siç tha të bëhen operacione me territore të shqiptarëve.

Haskuka: Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona

“Në këtë periudhë 142 vjeçare në Ballkan kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, në dëm të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona. Duhet edhe një herë t’i përkujtojmë këta, punën edhe veprat e tyre që mos të bëjmë në gabimet e atyre që i kanë falur tokat”, tha ai.

Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve në Kukës, Vera Istrefaj duke kërkuar unifikim të shqiptarëve tha se historia në të kaluarën është treguar e padrejtë me kombin tonë.

Istrefaj: Me shqiptarët koha dhe historia është treguar e padrejtë.

“Me shqiptarët koha dhe historia është treguar e padrejtë. Për të bërë drejtësinë sot kanë ndryshuar diplomacitë format. Por gjithsesi ajo që është e drejtë duhet t’iu jepet shqiptarëve dhe ne nuk duhet të heqim dorë”, tha ajo.

E nga qyteti i Kukësit në nderim të kësaj dite ka ardhur, Ajet Xhana, i cili tha se gjithë veprimtarët e asaj kohe duhet të përkujtohen gjithmonë, e në veçanti ai iu kërkoi institucioneve të Kosovës që veprimtarit Ramadan Zaskoku t’i ngritët një memorial në Prizren.

Xhana: Të ngritet një memorial i Ramadan Zaskokut

“I kërkojmë presidentit të Kosovës, qeverisë së re ngritjen e një memoriali të Ramadan Zaskokut në Marash të Prizrenit”, tha ai.

Lidhja e Prizrenit, është e para organizatë politike mbarëshqiptare, e cila mbajt më 10 qershor të vitit 1878.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat