Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë në Prizren

Prizreni

Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë në Prizren

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 00:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët. Për të lënduar nuk është raportuar.

Njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë.

”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”.

”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”.

”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat