Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Prizrenit, mbyllen 7 lokale dhe shqiptohen afër 700 gjoba

Prizreni

Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Prizrenit, mbyllen 7 lokale dhe shqiptohen afër 700 gjoba

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka mbyllur 7 lokale në rajonin e Prizrenit për mosrespektim të masvave të Qeverisë.

Për dy ditë, Policia Rajonale në Prizren ka dhënë po ashtu 283 vërejtje policore, ka hapur 8 raste për vepër penale, 691 fletëparaqitje për mosmbajtje të maskës dhe ka shqiptuar 503 gjoba.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim në Policinë e Prizrenit.

Komunikata e plotë:

“Me datën 07 dhe 08 gusht 2020, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektorët Komunalë dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullësi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Janë mbyllur 7 lokale afariste,

Janë dhënë 353 vërejtje policore,

Janë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250,

Janë plotësuar 691 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe

Për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat