Rrahje mes dy personave në Prizren, dyshohet se janë baxhanakë

Prizreni

Rrahje mes dy personave në Prizren, dyshohet se janë baxhanakë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 22:28
Prizren

Një përleshje me armë zjarri mes dy personave ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se pas përleshjes që ndodhi rreth orës 18:20, janë arrestuar dy të dyshuar.

“Pas një përleshje fizike ndërmjet dy personave, ka ardhur deri te përdorimi i armës së zjarrit, ku policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar tri armë (revole). Pas intervistimit të dy personave të dyshimtë, njëri nga të arrestuarit ndalohet me urdhër të prokurorit në afat prej 48 orë”, tha Osmanollaj.

Reporteri.net mëson se personat që janë gjuajtur mes vete dyshohet se janë baxhanak mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat