Pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, reagon Këshilli i Prindërve

Prizreni

Pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, reagon Këshilli i Prindërve

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së nxënësit 15-vjeçar L.B. në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren.

Pas një përleshje mes 5 të miturve, ai ishte therrur me thikë për vdekje dje.

Këshilli i Prindërve ka shprehur shqetësimin për manifestimin e akteve të dhunës mes nxënësve në shkollat e Kosovës.

“Rasti i therjes me thikë dhe vdekjes së nxënësit L.B. të SHML“ Luciano Motroni” të Prizrenit, është alarm për institucionet tona dhe prindërit për t’u marrë seriozisht me këtë dukuri, që po cenon jetën dhe integritetin fizik të nxënësve. Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës, vazhdimisht kemi ngritur zërin se mungon siguria e nxënësve dhe ka dhunë nëpër shkolla, dhe njëherësh, kemi kërkuar nga institucionet e Kosovës, duke filluar nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, DKA-të, MASHT-i, prindërit, Policia, që bashkërisht të punojmë në drejtim të forcimit të sigurisë së nxënësve dhe zhdukjes së fenomenit të dhunës nëpër shkollat tona”, thuhet nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat