Cahani: Prizreni përfaqësohet me 12 deputetë në këtë legjislaturë, numër relativisht i madh

Prizreni

Cahani: Prizreni përfaqësohet me 12 deputetë në këtë legjislaturë, numër relativisht i madh

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:32
Naim Cahani

Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës në Prizren, Naim Cahani, ka thënë që kjo komunë do të përfaqësohet me 12 deputetë në këtë legjislaturë.

Cahani në një intervistë ka thënë që edhe pse numri ka qenë pothuajse i njëjtë, tash ka “rikonfigurim të fuqisë politike”.

“Prizreni gjithmonë në njëfarë mënyre ka qenë i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Edhe kësaj radhe në zgjedhjet e fundit, Prizreni do të përfaqësohet nga disa prej deputetëve që bazën elektorale edhe pse Kosova është zonë zgjedhore, mendoj që përqendrimi i numrit të votave për disa prej deputetëve ka qenë më i madh në këtë komunë”.

“Aktualisht, kanë 7 deputetë nga komuniteti shumicë nga ana e shqiptarëve, por kemi edhe përfaqësim edhe të komuniteteve joshumicë që vijnë nga komuna e Prizrenit”.

“Komuna e Prizrenit do të përfaqësohet me 12 deputetë në këtë legjislaturë, që është një numër relativisht i madh dhe sigurisht që qytetarët në kuadër të këtij numri presin edhe punë dhe rezultate konkrete gjatë këtij mandati”.

“Numri ka qenë pothuajse i njëjtë, por tash kemi rikonfigurim të fuqisë politike. Kësaj radhe kemi më tepër prezencë të përfaqësimit nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat