36 vjeçari në Prizren vdes nga Koronavirusi

Prizreni

36 vjeçari në Prizren vdes nga Koronavirusi

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes me koronavirus, ndër ta edhe një 36 vjeçar nga qyteti i Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur raporti 24 orësh i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).”, thuhet në raport.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 873 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 4,371 persona të testuar dhe janë shëruar 544 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 13,424.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat