KEDS po ndërton nënstacion komplet të ri 35 kV në Zhur të Prizrenit

Prizreni

KEDS po ndërton nënstacion komplet të ri 35 kV në Zhur të Prizrenit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Në hyrje të fshatit Zhur, KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investiv. Atje po ndërtohet një nënstacion komplet i ri 35 kV me të gjitha stabilimentet përcjellëse. 

Përmes këtij nënstacioni po krijohen kapacitetet e nevojshme që do të mundësojnë furnizim stabil dhe kualitativ për rreth 15 mijë konsumatorë, duke përfshirë edhe nivelin 35 kV ku furnizohet poashtu komplet Dragashi. Vlera e këtij projekti është mbi 150 mijë euro.

Linja 35 kV e Zhurit ka qenë një ndër daljet më problematike të KEDS mirëpo me investimet e reja konsumatorëve tanë atje do tu ofrohet siguri në furnizim të qëndrueshëm.

Nënstacioni i ri do të ndikojë direkt në zvogëlimin e avarive, do të mundësojë operim të sigurt me pajisjet energjetike të nënstacionit dhe do të krijojë mundësinë e sigurt në operim me komandim nga distanca përmes sistemit SCADA.

Këto investime të KEDS në nënstacione të reja janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër konsumatorëve dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat