Zafir Berisha: Krejt parametrat çojnë se unë do jem kryetar i Prizrenit

Prizreni

Zafir Berisha: Krejt parametrat çojnë se unë do jem kryetar i Prizrenit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 00:49
Zafir Berisha

Kandidati i Nismas Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se do të të dalë i pari në këtë komunë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Madje Berisha në Edicionin Zgjedhor ka thënë se projekti i tij ka arritur në duart e 66 mijë qytetarëve prizrenas.

“Krejt parametrat çojnë që unë do të jem kryetar i Prizrenit. Jo që dua unë, por kështu duan qytetarët”.

“Unë jam në kontakte të përditshme me qytetarët, projekti im aktualisht ka mbrri në duart e 66 mijë qytetarëve të komunës së Prizrenit”.

”Besoj se atmosfera e cila është duke u krijuar dhe ofertat të cilat jemi duke i prezentuar, në tri format që i kam zgjedhur. Fushata ime është pak më ndryshe nga të gjitha fushatat që kam realizu që nga paslufta”.

”Andaj, unë besoj që rezultati do të shihet në ora 20:00, me datën 17 tetor”.

Berisha ka thënë se këtë fitore do ta arrijë përmes balotazhit, duke mos e përmendur ndonjë parti konkrete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat