Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të vendosin për vete

Prizreni

Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të vendosin për vete

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:04
Milazim Lushaj

Kandidati i pavarur për kryetarë të Prizrenit, Milazim Lushaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën e mesme e lartë "Remzi Ademaj".

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai faënderoi të gjithë personat e angazhuar në procesin zgjedhor, por njëkohësisht qytetarët që me votën e tyre të tregojnë demokracinë në Prizren.

Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të tregojnë demokracinë e përgjithshme në Kosovë

"Dëshiroj që këtë ditë të vendimit të tyre me votën e tyre të vendosin për vete, njëkohësisht të gjithë atyre të cilët janë të angazhuar ne procesin zgjedhor i falënderoj dhe qytetarëve i dëshiroj që me votën e tyre të tregojnë demokracinë e përgjithshme në Kosovë e në veçanti në Prizren," ka thënë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat