Pas Prishtinës, edhe në këtë komunë do të bëhet vaksinimi në shesh

Prizreni

Pas Prishtinës, edhe në këtë komunë do të bëhet vaksinimi në shesh

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:09
Prizren

Prizrenasit më datën 28 dhe 29 tetor do të kenë mundësi të vaksinohen në sheshin e këtij qyteti.

Në sheshin e Prizrenit do të mund të vaksinohen vetëm ata që e marrin dozën e parë të vaksinës, ndërkaq doza e dytë merret në qendrën e vaksinimit.

Qytetarët, pa dallim se cilës komunë i përkasin, vaksinimin në sheshin e Prizrenit kanë mundësi ta bëjnë nga ora 10 deri në 17 dhe nuk kanë nevojë për termin.

“Ju njoftoj se më datën 28 dhe 29 tetor 2021 QKMF -Prizren do të realizojë procesin i vaksinimit kundër Covid-19 me ekipet mobile në sheshin e qytetit të Prizrenit -Shadervan. Vaksinimi realizohet vetëm për dozën e parë (doza e dytë merret si zakonisht në qendrën e vaksinimit). Vaksinimi i qytetarëve do të realizohet pa dallim se nga cila komunë është. Vaksinimi i qytetarëve në shesh do të realizohet pa termin. Vaksinimi fillon prej orës 10 deri ora 17”, ka njoftuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkukaj.

Ky aktivitet vjen pas atij të Prishtinës që u bë gjatë javës së kaluar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat