Latifi: Rahoveci synon që si komunë të dalë në vendin e parë për transparencë

Prizreni

Latifi: Rahoveci synon që si komunë të dalë në vendin e parë për transparencë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 18:48
Smajl Latifi

Komuna e Rahovecit është renditur e dyta pas asaj të Prishtinës në Indeksin e Transparencës për Qeverisje Lokale për vitin 2021.

Por synim, sipas kryetari të kësaj komune, Smajl Latifi, është që të dalin në pozitën e parë.

“Është progres i dukshëm, i jashtëzakonshëm i Rahovecit sa i takon vlerësimit nga KDI. Për vitin 2021 jemi në vendin e dytë, por do ta vazhdojmë angazhimin për të qenë komuna e parë”, është shprehur Latifi për Info Magazine në Klan Kosova.

“Ky sukses meriton respekt dhe është arritur falë kontributin të udhëheqjes komunale dhe shërbyesve civilë. Kemi shënuar ngritje në transparencën buxhetore. Kemi shënuar progres edhe në çështjen e menaxhimit të kontratave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat