Asamblisti i LVV-së: Kryetari i Prizrenit e ka braktisur programin që e ka prezantuar në fushatë zgjedhore

Prizreni

Asamblisti i LVV-së: Kryetari i Prizrenit e ka braktisur programin që e ka prezantuar në fushatë zgjedhore

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 00:41
Selman Sokoli

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Selman Sokoli foli për qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Sokoli deklaroi se qeverisja aktuale në Prizren e ka braktisur programin qeverisës për të cilin thotë se  kryetari i tanishëm, Shqair Totaj e kishte prezantuar në kohën e fushatës zgjedhore në vitin 2021.

Asamblisti i LVV-së thekson se Kryetari i Prizrenit e ka konfirmuar edhe publikisht në asamblenë komunale.

“Qeverisja aktuale ka ardhur me një program, Kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, gjatë kohës së zgjedhjeve e ka pasur një program qeverisës mirëpo me të marrë pushtetin ai e ka braktisur atë program, të paktën kështu e ka thënë edhe publikisht në asamblenë komunale. E kemi parë edhe përmes medieve që ai ka thënë se koha e fushatës është kohë e fushatës, koha e qeverisë është kohë e qeverisë, në fushatë thuhen gjëra të tjera, në qeveri bëhen gjëra të tjera”, tha Sokoli.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje kishte qeverisur në Komunën e Prizrenit për 4 vite me radhë prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ndërsa tani ky qytet udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat