Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon!

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon!

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:12
Pamje nga takimi

Asambleja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, nën moton "Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit", mbajti mbledhjen e radhës ku pjesë e saj ishte edhe Kryetari Shaqir Totaj, dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë drejtim dhe se çfarë mund të bëhet më shumë e më mirë për qytetet tona.

Këtë herë Komuna e Prishtinës ishte nikoqire dhe Kryetarët u zotuan për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen pasi deri tash, në kuadër të UBSHR-së janë jetësuar shumë projekte.

Komuna e Prizrenit ka ndër prioritete zhvillimin e turizmi.

Me trashëgiminë historike dhe kulturore, popullsinë shumëtnike, por edhe bukurinë e qytetit e bashkëveprimit të natyrës me të gjitha asetet e Prizrenit, Kryeqyteti Historik ka potencial të zhvillimit edhe më të madh të turizmit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat