Limaj në Prizren premton 25 mijë vende të reja pune

Prizreni

Limaj në Prizren premton 25 mijë vende të reja pune

Nga: B.S Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:15
Nisma në Prizren

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me kandidatet për deputet, Zafir Berisha, Bilall Sherifi, Albulena Balaj-Halimaj, Manuela Koni dhe Haxhi Shala, mbrëmë në vazhdën e fushates elektorale, ishin në lagjen 28. Nëntori- Ortokoll, ku gjetën përkrahjen e pakontestueshme për NISMA-n dhe kandidatet e saj për deputet të ardhshëm në parlamentin e Kosoves. Të gjithë të pranishmit reflektuan vendosshmërinë e tyre për të çuar përpara projektin e NISMA-s.

Kryetari Limaj dhe premtimet e tij si investimet mbi 400 milion euro në bujqësi, krijimi i 25 mijë vendeve të reja të punës, që d.m.th. një të punësuar për çdo familje që është me asistencë sociale, si dhe krijimi i fondit të vetpunësimit, qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës, po i pranojnë si premtime të kapshme, të matshme dhe shumë të arritshme, kështu duke i dhënë kuptim edhe orientimit socialdemokrat të NISMA-s.

Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, njëherit padyshim edhe deputeti i ardhshëm për të treten herë radhazi në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, para të pranishmëve tha se NISMA dhe projekti i saj me në krye Fatmir Limajn, është projekt që rritë perspektiven e vendit, është projekt që prek direkt në ngritjen e mirëqenjes së ardhshme per qytetarin dhe për vendin në përgjithësi.

"Prandaj ju ftoj që më 11. Qershor ti jepni adresë votes tuaj, sepse kandidatët e NISMA-s, sikur në legjislaturen e kaluar që kanë qenë tejet produktiv, edhe tani do të din ta përçojnë zërin tuaj aty ku duhet", theksoi Berisha.

Më pastaj, kryetari Limaj së bashku me kandidatët për deputet, ishin në një mbrëmje rinore të organizuar nga të rinjët e NISMA-s.

Image
Nisma në Prizren
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat