Zafir Berisha premtoi rregullimin e tërsishëm të infrastruktures në lagjet Dardania dhe 11. Marsi & 2. Korriku!

Prizreni

Zafir Berisha premtoi rregullimin e tërsishëm të infrastruktures në lagjet Dardania dhe 11. Marsi & 2. Korriku!

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:46
Zafir Berisha

Tubimet elektorale të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha dhe kandidatëve për kuvend komunal të NISMA-s në Prizren, vazhduan në lagjet Dardania dhe 11.Marsi& 2.Korriku, ku atmosfera e fitores përshkroi tërë ecurinë e këtyre tubimeve.

Kryetari Zafir Berisha falenderoi të pranishmit për mbështetjen, duke thënë se jam i mirëinformuar për problemet me të cilat është ballafaquar kjo lagje me vitet të tëra dhe sigurisht se tani bandat e parapolitikes në fushata zgjedhore praktikojnë shtrimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen tuaj në këmbim të votes. Kjo po ndodh në lagje të ndryshme të Prizrenit, andaj kërkojë nga ju që mos bini pre e këtyre veprimeve për të trafikuar voten tuaj, sepse pas 22.

Image

Tetorit do të jemi ne në qeverisje dhe ju garantoj se, rregullimin e infrastruktures së tërsishme në çdo lagje dhe fshat, e veçanërisht në lagjen 11.Marsi& 2.Korriku, që aq shumë është zgjëruar, e kemi detyrim dhe shërbim për ju. Ky është dallimi ndërmjet nesh dhe atyre që deri më tani  kanë abuzuar me qytetarin dhe djersen e tij dhe po të njejtit tentojnë përsëri që përmes riciklimit të krimit të organizuar, të vazhdojnë vjedhjen, korrupcionin si deri më tani. Poashtu kur mungon siguria si element themelor për njeriun, aty kemi veç nëpërkëmbje dhe përbuzje për qytetarin.

Image

Tani kemi raste të përditshme të vjedhjeve nëpër shtëpi nga hajnat, duke tmerruar familjet tona. Si mund të jetë më keq se kur mungon siguria individuale dhe kur nëpërkëmbet dinjiteti njerzor? .. Këtë e kemi dhuratë nga kjo qeverisje, prandaj qytetarët e Prizrenit tani më janë të vetëdijshëm se ndryshimi duhet të ndodhë, e ky ndryshim vjen vetëm me një kryetar që ka guximin për të marr vendime dhe me një koncept qeverisës ndryshe siç është NISMA socialdemokrate dhe ekipi i saj, theksoi mes tjerash Zafir Berisha. Pjesëmarrës ishin edhe deputetja e kuvendit të Kosoves, Albulena Balaj-Halimaj, bartësi i listes, Sinan Aliaj, si dhe kandidatet për kuvend komunal të NISMA-s, Ganimete Hoxha-Babuna, Enkelejda Gashi, Fatmir Gerdellaj, Erzen Musliu dhe Shemsedin Saramati, të cilat u zotuan se si kuvendar do të jenë zëri i duhur për lagjet nga vijnë ata. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat