Pas humbjes në zgjedhje, flet kryetari i LDK-së në Prizren

Prizreni

Pas humbjes në zgjedhje, flet kryetari i LDK-së në Prizren

Nga: B.S Më: 23 tetor 2017 Në ora: 21:48
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rezultatin zgjedhor, e ku LDK në këtë komunë doli si e treta.

“Unë jam ende bindur që Prizreni ka pas nevojë për nje kryetar të ndershëm si Baxhaku, por ju si sovran e thatë fjalën tuaj dhe e ne respektojmë verdiktin tuaj. Ne jemi parti serioze dhe institucionale prandaj në ditët në vijim do takohemi me tërë strukturën partiake e do analizojmë situatën,e në bashkërendim me ta do vendosim për hapat e mëtutjeshëm politik në interes të LDK-së dhe në interes të vetë qytetarëve Prizrenas”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prizrenit,

Edhe pse të dielen para kutive të votimit u ofruam njeriun e dëshmuar si në paqe e luftë, si mjek e si politikan siq është Hatim Baxhaku, ju vendosët që garën ta vazhdojnë kandidatë të partive tjera. Unë jam ende bindur që Prizreni ka pas nevojë për nje kryetar të ndershëm si Baxhaku, por ju si sovran e thatë fjalën tuaj dhe e ne respektojmë verdiktin tuaj.

Ne jemi parti serioze dhe institucionale prandaj në ditët në vijim do takohemi me tërë strukturën partiake e do analizojmë situatën,e në bashkërendim me ta do vendosim për hapat e mëtutjeshëm politik në interes të LDK-së dhe në interes të vetë qytetarëve Prizrenas. 

Për fund dua ta falënderoj kandidatin tonë Hatim Baxhakun i cili me fushatën e tij moderne na ka bë krenar të gjithëve. Falenderoj deputetin Driton Selmanaj për punë e tij të madhe në shtab si dhe deputetin Anton Qunin për anagazhimin e tij.

Falënderimi më madh për të gjithë qytetarëve që na besuan dhe këtë besim i garantoj që sdo ta keqpërdorim.

Faliminiderit ju djem e vajza burra e gra që ishit me ne keto ditë fushate.

Faliminderit ju aktivistë të n?ndegëve të LDK- së, aktivistë të forumit rinor e të gruas dhe juve kandidatë për asamble.

Lufta për Prizrenin ndryshe vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat