Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale - Bota Sot
Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale

Prizreni

Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:35
Komuna e Prizrenit

Ehat Oreshka, Drejtor për Kulturë Rini e Sport në komunën e Prizrenit, është i dënuar për dy vepra penale, saktësisht për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Megjithatë, Orsheka vazhdon të punojë në pozitën e Drejtorit të Kulturës, raporton ktv.

Kohavisioni ka provuar ta marrë një përgjigje për këtë çështje nga drejtori i kulturës Ehat Oreshka, por ai nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

Naim Cahani nga KDI-ja, ka thënë se raste të tilla i japin imazh të keq Prizrenit dhe qeverisjes aktuale, andaj kryetari Haskuka duhet të reflektojë dhe ta shkarkojë atë nga pozita.

E, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndonëse thotë se nuk është në dijeni për këtë, veprat e drejtorit të kulturës i minimizon krahasuar me, sipas tij, shkeljet e ndryshme që bëjnë qeveritarët.

Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, përmes telefonit, i ka thënë Kohavision-it se Oreshka veprat penale i ka kryer në vitin 2013.

Në vitin 2017, sipas saj, është ngritur aktakuza për të, ndërsa në këtë vit i është shqiptuar masa prej 1 vit e 6 muaj dënim me kusht, derisa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatë të Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...