Dëshmitari: E kam parë Tasiqin duke i bërë krimet

Prizreni

Dëshmitari: E kam parë Tasiqin duke i bërë krimet

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Pamje nga gjykata

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit po vazhdon të mbahet seanca gjyqësore ndaj serbit, Darko Tasiq, i cili akuzohet për krime luftë në fshatin Krushë të Vogël.

Gjatë kësaj seance është rrëfyer edhe dëshmitari, Kadri Muharremi, i cili ka deklaruar se e ka parë Darkon së bashku me të vëllanë, babanë, si dhe me policë të tjerë teksa i kanë vënë flakën një kamioni që ishte i mbuluar dhe e kanë shtyrë në lum, ndërsa më pas kanë shtënë me armë në drejtim të tij dhe në atë moment i ka dëgjuar britma.

Muharremi ka deklaruar se këtë ngjarje e ka parë me sytë e tij nga 100 metra largësi dhe se në ato momente ishte i pa armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat