Fizikani shqiptar: Më duhet një vërtetim që zoti ekziston - Bota Sot
Fizikani shqiptar: Më duhet një vërtetim që zoti ekziston

Religjion

Fizikani shqiptar: Më duhet një vërtetim që zoti ekziston

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:24
Shukri Klinaku

Profesor dhe fizikan, Shukri Klinaku, ka shpjeguar se çka thotë shkenca mbi njerëzimin, universin dhe fetë.

Profesori i fizikës në Universitetin e Prishtinës, Shukri Klinaku, ka folur për Zotin, njerëzimin dhe krijimin e gjithçka që ekziston.

Ai ka thënë se feja ka persekutuar shkencën më shumë sesa e kundërta.

“Në një dialog me një të fesë, në momentin që shtrohet pyetja kush ka kriju gjithçka, ai thotë Zoti, unë them nuk e di. Unë jam krejtësisht paqësor ndaj atij që thotë se ka kriju gjithçka”, ka thënë profesor Klinaku.

I pyetur se a beson në ekzistencën e Zotit, fizikani përgjigjet: “Unë për nga profesioni jam fizikan dhe e imja është që me punu që me zbulu fakte që të mbështetemi në to, të mos ia lëmë besimit, por të mbështetemi në to. Ndërsa, sa i përket zotit, për bindjen time, ai është për mua një postulat. Unë preferoj që postulatet me i vërtetu”, ka thënë Klinaku në Pressing.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...