I vetëm bën thirrje për sakrificë falje mes veti, pajtim dhe bashkëpunim

Religjion

I vetëm bën thirrje për sakrificë falje mes veti, pajtim dhe bashkëpunim

Nga: Fatmir Mucolli Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:30
Fatmir Mucolli

Me datën 10 korrik ditën e dytë të ditës së sakrificës bajramit mjeshtri dhe mësues i meditimit dhe shërim natyror me Energji Pozitive Fatmir Muçolli është dalë dhe qëndroi para ndërtesës së qeveris së Kosovës me disa fletushka, dhe pamflete dhe plisin e bardhë si simbol i të parëve tanë popullit Ilir , duke ushtruar lutje dhe manifestuar në artin e mendimit pozitivë me qëllim të mirë, për ta thirr zërin e arsyes pozitive të bashkatdhetarëve kudo.

Me moton :Stop Krimit, Stop dhunës , Stop keqtrajtimit të qytetarëve shtazëve dhe natyrores. ejani me mendim dhe qëllime të mirë t huajeni një fjalë të mirë Lutje, këndojeni një këngë të mirë bëje një punë të mirë për të mirën e vetvetes natyrës dhe shoqërisë.

Në mes tjerash ai bëri lutje publike , kam kryq si të parët tanë dhe tha se zoti i ka lutur qytetarët gjithmonë kur bota është gjendur në udhëkryq , që vetveten ta sakrifikojnë ta falin njëri tjetrin dhe ta ndihmojnë që të keqen me të mirën ta parandalojnë.

Të nderuar bashkatdhetarë jemi dëshmitar se e gjithë bota po përballet me luftëra dhe katastrofa natyrore, jam këtu për ta thirrur zërin e arsyes pozitive të Energjisë Pozitive, për ti bërë thirrje edhe përqafuesve të qeveris, edhe gjithë qytetarëve, vëllezërit tanë Mysliman, Krishterë ,Bektashinj Ortodoks e të tjerë që çdo ditë të diele ti bashkojmë, lutjet mesazhe paqësore kudo të përçojmë, së bashku ti ftojmë edhe ambasadorët e kombit të angazhohen ,të bashkëpunojnë me shoqata kulturore , humanitare ekologjike kudo në botë në sheshe të organizohen, Për Kosovën të Lobojmë që në OKB të pranohet si vende paqësor

Ti kujtojnë viktimat e luftës së Kosovës, të Sirisë e Ukrainës ,ti kujtojmë viktimat që katastrofat natyrore po i përjetojnë dhe i kanë përjetuar, që së bashku ti lutemi zotit me një zë të fuqishëm, që edhe qytetarët kudo në botë edhe qytetarët, edhe zoti zërin tonë të na dëgjojë, që Kosovën vende të lutjeve faljeve dhe meditimit ta bëjmë.

Bio turizmin ta organizojmë, që së bashku ta lusim zotin me Lutjen sfiduese secili në artin e vetë ta demonstrojnë. qe forcën pozitive të nder dijes qytetarët brenda vetvetes ta zgjojnë

Zemrën mendjen dhe shpirtin ta pastrojnë, vetveten ta motivojnë pozitivisht të mendojnë dhe veprojnë ,Kosovën vende të mirë ta bëjmë me emri Mirësi ta Emërojmë

Me lutjen për sakrificë sfiduese

I lutem zotit me zemër dhe shpirte lutjet të na i pranon, të na i fal gabimet ne armiqve dhe kundërshtarëve tanë ,të na japi forcën e durimit dhe qetësisë të na udhëzon, njëri tjetrin si vetveten ta trajtojmë, ta falim dhe ta ndihmojmë, të pajtohemi dhe bashkëpunojmë, që paqe dhe mirësia në jetën e qytetarëve të sundon .AMIN

Zoti e faltë dhe bekoftë Popullin Shqiptarë dhe qytetarët pa dallime zoti ju nderoftë.

Falënderimi i takon zotit të mirësisë dhe çdo qytetari që lutjen e pranon, e nderon për të mirën e natyrës dhe shoqërisë kontribuon AMIN

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat