Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK - Bota Sot
Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK

Religjion

Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:32
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës

Tarikatet në Kosovë kanë zyrtarizuar bashkësinë e tyre të pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, është njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor.

Deri më tani Tarikatet kanë qenë pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Përfshirja e Bashkësisë Fetare të Tarkateve si entiteti i gjashtë fetar në draft-ligjin mbi liritë fetare në vend ishte kundërshtuar nga BIK, duke thënë se ishte përfaqësuese e vetme e komunitetit mysliman në vend.

“Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, është Bashkësi e pavarur fetare. Bashkësia vepron në bazë të ligjit, statutit dhe traditës së vet në interpretimin paqësor dhe autentik të Islamit. Tarikatet kultivojnë frymën e mëshirës dhe bamirësisë. Tarikatet jetojnë në tolerancë me traditat dhe fetë tjera”, thuhet në faqen e BTK’së në internet.

Ne boten islame tarikatet dominojn qe nga shek XII.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera