Thuaj të vërtetën je duke kërkuar k*r dhe do të përdhunohesh

Seksi

Thuaj të vërtetën je duke kërkuar k*r dhe do të përdhunohesh

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 21 mars 2019 Në ora: 23:31
Atëherë dhuna nuk ekziston dhe përdhunimi është faji i gruas

Sepse jetojmë në një botë në të cilën, përdhunimi justifikohet, ku gratë fajësohen dhe viktimat, kryqëzohen: shumë e bukur, shumë e shëmtuar, histerike, me nerva, me kërkesa. Ka gjithmonë një arsye për të justifikuar dhunën.

Je e shëmtuar,  nuk ka mundësi të të kenë dhunuar.

Je shumë histerike,  nuk të dhunoi njeri, maksimumi të kanë bërë një nder.

Je e bukur, nuk të kanë përdhunuar, je ti që ke provokuar, me sjelljen dhe veshjen tënde.

Je lezbike, prandaj nuk të ka dhunuar njeri, të treguan vetëm çfarë duhet të dëshirosh.

Je aktore, këngëtare, artiste, nuk të kanë dhunuar, je ti që shite veten.

Je gruaja, nuk është përdhunim, e ke për detyrë.

Je vajza, ndoshta nuk je vajza e vërtetë dhe mamaja jote ishte kurvë.

Ke bërë denoncimin,  je një gënjeshtare që do të shkatërrosh familje dhe përfitosh të ardhura.

Nuk e ke bërë denoncimin, ndoshta se nuk ka ndodhur vërtetë apo se je gënjeshtare dhe e ke merituar dhe kërkuar vetë.

Nuk të kanë dhunuar asnjeherë por mbron gratë , thuaj të vërtetën je duke kërkuar k*r dhe do të  përdhunohesh.

Të kanë përdhunuar dhe për këtë mbron gratë, thuaj të vërtetën urren burrat dhe do të marrësh hak për shkak të traumave që ke kaluar, që ke kërkuar vetë. Sepse je kurvë.

Je një vajze e vogël e dhunuar nga prindi, i afërmi, familjari, nuk është vërtetë dhunim, po e  kërkoje që në këtë moshë. Me siguri ke provokuar dhe vetë.

Atëherë, përdhunimi nuk ekziston. Ne gratë jemi fajtore sepse shohim të keqen aty ku nuk është. Kërkojmë ndjesë së të gjitha këto fortuna emocionale, na habisin. Në fund ne kshu jemi. ” Të brishta” LOVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat