Përgatitja e fundit: Duhet të masturbohesh para një takimi ? - Bota Sot
Përgatitja e fundit: Duhet të masturbohesh para një takimi ?

Seksi

Përgatitja e fundit: Duhet të masturbohesh para një takimi ?

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 2 korrik 2019 Në ora: 00:33

Të gjithë bëhen nervoz para një takimi. Apo jo ?

Edhe nëse je personi më karizmatik, i sigurt, i bukur në botë, mund të  qëllojë që të kesh dyshime, apo mendime dyshuese. A është masturbimi një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar nervat ? Të gjithë e kemi parë dhe e mbajmë mend ( të paktën unë dhe ata që kanë moshën time), skenën te filmi “ Të gjithë të çmendur për Merin”, me Cameron Diaz. Pra dhe njëherë, a është masturbimi një opsion për të qetësuar nervat ? Ose për ta thënë më saktë, a mundet që një orgazëm të të bëjë mos mendosh për seks gjatë kohës që je me personin që do takoje ? Kam dyshimet e mia. Nëse je  i shqetësuar që do mendosh për seksin gjatë gjithë kohës së darkës apo takimit, një masturbim nuk do të të ndihmoje me sikletet e tua mendore, po i quaj. Nëse je në një takim, gjërat shkojnë mirë, dhe ka sintoni, ka shumë gjasa që do të fillosh të mendosh për seksin. KJO ËSHTË NORMALE. Ne jemi qënie seksuale. Personi më të cilin je, me siguri nuk është në gjende të të lexojë mendjen, për sa kohë ti nuk heq rrobat aty në tavolinë.

Masturbimi dhe orgazmat nuk e kanë asnjë ndikim në nivelin e libidos (dëshira seksuale) tonë. Nuk është nga ato situatat që nëse e ke dhe e përdor, nuk e ke më. Kur përjetojmë orgazëm, trupat tanë relaksohen dhe çlirojnë tensionin e muskujve. Kemi një ndjenjë të përgjithshme mirësie dhe qetësie. Është një aktivitet komplet natyral. Por, ki parasysh që një orgazëm nuk do ta shuajë plotësisht dëshirën për marrëdhënie seksuale. Mendoje orgazmën si një mënyrë e shpejtë, e lirë dhe argëtuese që të ndihmon të ndihesh më mirë. Kuptohet që nuk i drejtohem vetëm djemve; ndonëse vajzat nuk janë kaq të obsesionuara në një takim. Por, edhe ju vajza, mund të përfitoni nga një orgazëm, natyrale dhe freskuese.

Çfarë duhet të mësoni nga kjo ? A mundet një orgazëm të ndihmojë të largosh seksin nga mendja ? JOO. A mundet një orgazëm të të ndihmojë me nervozizmin dhe stresin ? Absolutisht që po. Prandaj kur bëhesh gati për një takim, je duke zgjedhur veshjet, duke rregulluar flokët, merr ca kohë për veten dhe për mënyrën e re të çlirimit të stresit.  Një orgazëm në ditë, shpirtin ta ndritë. LOVE

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...