Rrëfehet 24 vjeçari: E dashura ime pret që t’i propozoj martesë, por unë e tradhtoj me... - Bota Sot
Rrëfehet 24 vjeçari: E dashura ime pret që t’i propozoj martesë, por unë e tradhtoj me...

Seksi

Rrëfehet 24 vjeçari: E dashura ime pret që t’i propozoj martesë, por unë e tradhtoj me...

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Një djalë 24 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë prej 5 vitesh por që e tradhton atë.

Djali thotë se vajza pret që ai t’i propozojë martesë, por ai nuk mund ta bëjë dhe e ka tradhtuar tre herë brenda një vitit.

Në rrëfimin e tij për psikologen, 24 vjeçari thotë se nuk e di çka të bëjë, nuk e di se a ka frikë nga angazhimet, edhe pse thotë se një ditë mendon që të ketë familje dhe fëmijë, ashtu siç i do tani e dashura e tij.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e tij të plotë:

E dashura ime po pret që unë t’i propozoj por një natë më parë unë kam bërë seks me një vajzë tjetër dhe kjo nuk është hera e parë që po e tradhtoj.

Unë dhe e dashura ime e mrekullueshme së fundmi festuan përvjetorin e pestë të lidhjes sonë.

Unë jam 24 vjet ndërsa ajo është 26. Ne kemi një lidhje të mrekullueshme. Ne rrallë grindemi dhe unë e dua shumë atë.

Ajo është e dëshpëruar për tu martuar dhe për të bërë fëmijë dhe mendon se duhet të bëjmë plane për martesë.

Me shaka ajo më pyet se kur do t’i propozoj. Kam shikuar për unaza së fundmi por serioziteti i kësaj çështjeje më godet dhe përfundoj duke mos blerë asnjë.

Një herë në muaj ajo shkon për vizitë tek prindërit e saj dhe unë atë kohë e shfrytëzoj që të jem beqar, duke dalë dhe duke pirë me miq.

Herën e fundit një shoqe e imja ishte me një vajzë në klub dhe mua më pëlqeu shumë ajo dhe ne filluam të flirtojmë dhe e tradhtova të dashurën.

Më pas ne të gjithë morëm taksi bashkë dhe shkuam në shtëpinë e shoqes. Ajo vajzë ishte 22 vjeçare dhe dukej shumë e nxehtë dhe ne përfunduam duke bërë seks.

Nuk ishte për shkak të pijes, pasi unë e dija se çka po bëja.

Të nesërmen në mëngjes unë ndihesha fajtor. Kjo ishte hera e tretë për këtë vit që unë e tradhtova.

Kam menduar disa herë që ta ndërpres lidhjen me të dashurën, pasi unë dua të jem me dikë që nuk e tradhtoj, edhe pse shokët e mi i tradhtojnë të dashurat e tyre vazhdimisht.

E dashura ime nuk ka aspak dyshime se diçka nuk është në rregull dhe nuk ka arsye të dyshojë se unë jam tradhtar.

Gjëja e fundit që dua është që ta lëndoj atë, por nëse ndahem nga ajo, do të shkatërrohet pasi ajo mendon se unë jam i vetmi.

A mund të ndryshoj për të apo ajo nuk është e duhura për mua? Unë dua fëmijë dhe martesë një ditë. A është se kam frikë nga angazhimet?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Cilat janë dyshimet dhe gënjeshtrat që ti i thua vetes, janë shumë më pak të rëndësishme tani, se sa ndershmëria me vetne tënde dhe me të dashurën tënde, se si realisht ndihesh.

Ajo po të jep presion për martesën, andaj kërko nga ajo që të keni gjashtë muaj lidhje dhe ta shijoni atë e të mos mendoni për martesë.

Nëse edhe pas kësaj kohe, ti ende vazhdon të sillesh beqar dhe e tradhton, ajo nuk është për ty.

Në këtë rast, më mirë është që ju të ndaheni dhe të gjesh dikë që po kërkon dhe që edhe ajo të gjejë dikë më të mirë që do t’i përshtatet.

Nëse mendimi që ajo të jetë me dikë tjetër, të ngjall xhelozi, atëherë ti e do atë, por ke frikë nga angahzimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...