Historia: "Tradhtia që më shkatërroi, burri bën seks me motrën time të vogël” - Bota Sot
Historia: "Tradhtia që më shkatërroi, burri bën seks me motrën time të vogël”

Seksi

Historia: "Tradhtia që më shkatërroi, burri bën seks me motrën time të vogël”

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një grua e cila është martuar para dy vitesh dhe tashmë pret të bëhet me fëmijë, ka zbuluar se bashkëshorti i saj e tradhton me të motrën.

E dëshpëruar dhe e shkatërruar nga ky zbulim, ajo i ka nisur një letër psikologes së “The Sun” ku i ka treguar çdo gjë me detaje duke i kërkuar edhe këshilla për të dalë nga kjo situatë.

Letra e gruas

“E dashur psikologe, jam 30 vjeçe dhe kam dy vjet e martuar me tim shoq. Ne tani jemi në pritje të fëmijës sonë të parë kjo unë po e prisja me një emocion shumë të madh, dhe mendova se e njëjta ndjesi ishte edhe për të.

Por kam zbuluar diçka të tmerrshme kohët e fundit… ai bën seks me motrën time 20-vjeçare.

Kisha vënë re që ata kishin një raport të afërt por mendova se gjithnjë si motër e vëlla, deri sa një ditë gjeta pantallonat e motrës poshtë krevatit tim. Pas kësaj vendosa që t’i vëzhgoja dhe t’i ndiqja dhe një ditë i kapa duke bërë seks.

Motra iku dhe nuk më ka dalë më para ndërsa im shoq më lutet ta fal pasi thotë se ishte një gabim. Nuk di si t’ia bëj, ndihem e shkatërruar.”

Përgjigjja e psikologes

“Është një situatë mjaft delikate dhe e vështirë kjo në të cilën ndodheni. Duhet të mendoni me qetësi dhe të diskutoni gjatë me partnerin dhe babanë e ardhshëm të fëmijës suaj. Nëse ai e ka kuptuar se ka bërë gabim dhe premton se nuk do ta përsërisë, dhe ti e beson… atëherë ndoshta duhet t’i japësh edhe një shans, por vetëm një!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...