Pavarësia e një shtrige - Bota Sot
Pavarësia e një shtrige

Seksi

Pavarësia e një shtrige

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 20 dhjetor 2019 Në ora: 00:48

Gruaja e pavarur ka qënë e rrezikshme në çdo epokë.  Ndonëse ka një vizion idilik  të epokës prepagane, gjinia femërore nuk ka qënë pothuajsë kurrë e lirë nga gjykimi i burrave, hiq këtu disa momente të rreme.

Edhe vetë emri femër ka një kuptim negativ në latinisht, vjen në fakt nga “ a fe et minus”, i pa fe.

Shtriga ishte një ide, një provokuese e burrit të shenjtë, e larguar nga zinxhiri i roleve gjinore.  Një vizion mitologjik që nuk përshtatet plotësisht me asnjë profil historik. Në të vërtetë ajo ishtë një grua e zakonshme, një e popullit, që ia kishte prishur dikujt, dhe e kishin denoncuar për inat. Si Rukie Rama, gjatë kohës së komunizmit.

Bukuri dhe dituri, në atë kohë ishin një binom që të çonte drejt vdekjes së sigurt. Mjaftonin pak prova për të akuzuar dikë për magji, gjatë një kohe të tmerrshme e gllabëruar nga murtaja dhe zija e urisë. Heretikët ( ata që janë larg udhës së zotit), ishin valvula e shfryrjes së komunitetit dhe loja e preferuar e klerikëve dhe shoqërisë së lartë. Në një kontekst seksofobik, tortura ishte mënyra më e mirë për të shfryrë perversionet.

Image

Në fakt  Djepi i Judës ( mjet torture), parashikontë lidhjen e të akuzuarve  me litarë dhe vendosjen e tyre sipër një trau në formë piramide prej druri ose metali. Me lirimin e litarëve, trupi lëshohej mbi piramidën, maja e të cilës penetronte anusin apo vaginën. Dënimi ishte një shfaqje vetëm për sadistët që paguanin torturatorin për të qënë prezent.

Shtrigat ishin krijesa tepër seksuale. Djalli bënte vazhdimisht seks me to për të pretenduar favoret e tij gjatë magjive. Ai merrte krijesën e tij nëpërmjet dy vrimave në pjesën e fundme të barkut. Për këtë arsye, të akuzuarit kontrolloheshin, pikërisht për të gjetur shënjat të cilat kërkoheshin sipas një manuali identifikimi. Shtriga dilte para publikut e zhveshur dhe e lyer me vaj, sipër një fshese. Simbolizmi është i thjeshtë dhe i dukshëm. Ajo është një e përdalë që kalëron burrin duke e bërë të ketë ejakulime gjatë natës.

Elementi më tërheqës për publikun që dëgjonte rrefimet, ishte sabba. Një mbledhje e natës, ku burra dhe gra bashkoheshin seksualisht, nën drejtimin e Djallit. Sabba ndodhte çdo ekuinoks ( baraznata) dhe solstik ( diellndalimi) si festat pagane të mbjelljes dhe korrjes. Por, metodologjia e zbatimit i ngjan më shumë ritit pagan që ndodh gjatë majit, gjatë të cilit kishte bashkime seksuale për të nxitur pjellorinë e tokës.

Shtriga e ditëve së sotme duket sikur ka dalë nga guva e mallkuar, sepse tashmë pritet pozitivisht. Filmat dhe serialet e ndryshme e kanë shndërruar në një personazh te besueshëm, Sabrina apo Maleficient. Tashmë shtrigat e ditëve të sotme janë personazhe që dijnë të duan, pra njerëzore si të gjithë ne. Megjithatë, në përditshmërinë tonë, gruaja e vetme dhe e pavarur ende shihet me dyshim. Ndoshta është lezbike, ngrënëse burrash, gore apo sterile. Një njeri pa projekt jetësor që  refuzon fëmijë dhe martesë. Janë të gjitha ndjenja të zbehura nga paragjykimi dhe nga një mentalitet që është mësuar të shohë gruan vetëm si makinë riprodhimi. Shpesh herë këto janë persona me karakter të fortë, plot energji, të motivuara, me jetë seksuale të pavarur, të vështira për t’u menaxhuar nga partnerë që ushqejnë një ndjenjë të fortë inferioriteti.

Nëse përshkrimi i përshtatet mënyrës apo qënies suaj, mos kini frikë të ndiheni të lira, mos kini frikë të ndiheni shtriga.

Përshtatur nga Fiore Avvelenato

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat