Rrëfimi i një djali të ri: Unë jam homoseksual, por seksi me kolegen e punës… - Bota Sot
Rrëfimi i një djali të ri: Unë jam homoseksual, por seksi me kolegen e punës…

Seksi

Rrëfimi i një djali të ri: Unë jam homoseksual, por seksi me kolegen e punës…

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një djalë I ri 22 vjeç, për psikologen Deidre të The Sun, ka rrëfyer problemin e tij seksual. Ai ka thënë se është homoseksual dhe këtë i ka treguar të gjithëve.

I riu ka rrëfyer se pasi ka bërë seks me një kolege të punës, mendimi i tij për zgjedhjen e tij seksuale ka ndryshuar, transmeton “Bota Sot”.

Rrëfimi i tij:

Unë kam pasur marrëdhënie seksuale me një grua nga puna, por unë ndihem fajtor për tradhtimin e të dashurit tim homoseksual.

Unë jam një djalë 22 vjeç, dhe kam treguar që jam homoseksual kur isha 18 vjeç. Ishte gjëja më e vështirë që kam pasur të bëja në jetën time,  veçanërisht kur i kam treguar nënës, babit dhe motrës.

Ata më kuptuan, dhe që atëherë kanë qenë një mbështetje e madhe për mua.

Disa njerëz që njoh ende bëjnë vërejtje homofobike por nuk më shqetëson më, dhe ndjehem i lirë të jem vetvetja.

Takova të dashurin tim menjëherë pasi tregova që jam homoseksual, dhe që atëherë ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe familjet tona na pranojnë. Ai është 35 vjeç.

 Unë isha i papunë për gjashtë muaj dhe ai më mbështeti dhe pagoi të gjitha faturat, dhe unë fillova një punë të re në departamentin e IT-së.

Ditën e parë, u takova me një grua, filluam të bisedonim dhe ky ishte fillimi i një miqësie të mirë.

Ajo është 23 vjeç dhe është një person shumë i kujdesshëm dhe mirëkuptues , dhe gjtihashtu shumë argëtues.

Fundjava para se të fillonte karantinimi nga virusi korona, ne kishim lënë të dalim për të pirë për një koleg.

Shumica prej nesh shkuan në një klub më vonë dhe ajo doli të ishte një kërcimtare e shkëlqyer, ishte aq seksi. Ajo dukej mahnitëse.

Kur ajo pyeti nëse doja të shkoja në shtëpinë e saj më vonë, nuk munda të them jo.

Ne filluam të putheshim, dhe pastaj përfunduam duke bërë seks të mahnitshëm.

Kam marrë një taksi për të shkuar në shtëpi, dhe nuk jam ndjerë asnjëherë aq fajtor.

Më është ngatërruar koka sepse nuk më duket më i dashuri im tërheqës.

Kolegia vazhdon të më shkruajë, duke  pyetur nëse mund të takohemi, dhe unë nuk mund të pres që të bëj përsëri seks me të.

Unë nuk di si t'i them të dashurit tim ose prindërve që nuk mendoj se jam homoseksual.

Përgjigja e psikologes Deidre:

Qartë ju keni ndjenja të jeni seksualisht i tërhequr edhe nga burrat dhe gratë, dhe aktualisht kjo vajzë është ajo që ju ka ndezur epshin.

Por pa marrë parasysh se çfarë është seksualiteti juaj, mashtrimi është ende mashtrim.

Ju jeni në një lidhje, dhe faji juaj është i fortë por epshi është më i forte.

Por a është e vetëdijshme kjo vajzë që keni një të dashur?

Marrëdhëniet e punës mund të jenë kundër rregullave të kompanisë dhe mund të shkaktojnë komplikime.

Kështu që i thoni kolegut tuaj që duhet të mendoni shumë përpara se ta vazhdoni edhe më shumë këtë lidhje.

Nëse nuk jeni më i dashuruar në partnerin tuaj, jini të sinqertë me të.

Marrëdhëniet nuk zgjasin gjithmonë, veçanërisht ato që fillojnë kur jeni i ri.

Dhe mos u bëni presion që ta etiketoni veten shpejt ndaj familjes tuaj.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat