Kam bërë seks me shokun më të mirë të partnerit tim, dhe tani nuk e di se i kujt është fëmija?

Seksi

Kam bërë seks me shokun më të mirë të partnerit tim, dhe tani nuk e di se i kujt është fëmija?

Nga: D.B. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:15
Foto Ilustrim

Kam bërë seks me shokun më të mirë të partnerit tim çdo të enjte për një muaj. Ishte një budallallëk ajo që bëra, pasi me të vërtetë e dua partnerin tim”.

Kështu e ka nisur  rrëfimin një 25-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”, ku i tregon se tani është shtatzënë dhe nuk e di se i kujt është fëmija, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Shoku i partnerit  tim flirtonte gjithmonë me mua, edhe pse ai ka një të dashur.Djemtë janë të dy 29-vjeçarë. Ai vazhdimisht më thoshte se sa seksi jam dhe se nuk do të më lëndonte.

Një ditë pranova që të shkoja te shtëpia e tij, por vetëm për një pije dhe të flisnim sesi ndiheshim. Partneri im dhe e dashura e shokut të tij punojnë të enjteve deri vonë, prandaj ishte e lehtë që ne të takoheshim.

Seksi me të ishte i mrekullueshëm në fillim, por më pas fillova të ndihesha keq. Ndihesha fajtore për atë që po bëja dhe i thashë që nuk do të takoheshim më.

Gjatë kësaj periudhe kryeja marrëdhënie edhe me partnerin tim, me të cilin kam pesë vite. Partneri im është shumë i lumtur për shtatzëninë, e tani jam 5-muajshe.

I thashë edhe shokut të partnerit tim, në lidhje me pritjen e ëmbël, por ai vetëm ngriti super dhe tha që të vazhdonim sërish lidhjen tonë të fshehtë.

Megjithatë nuk kam mundur ta mbaj sekret dhe tani i kam thënë të dashurit tim në lidhje me shokun e tij dhe po presim që të bëjmë testin e ADN-së, pasi fëmija të lindë. Dua që foshnja të jetë i partnerit tim dhe e urrej veten se e tradhtova me shokun e tij të ngushtë.

Përgjigja e Deidres:

Është një gjest i bukur i partnerit tënd që po të qëndron pranë në këto momente. Por a po qëndron ai me ty vetëm me shpresë se fëmija është i tij?

A është duke planifikuar që ta lërë, nëse foshnja rezulton të jetë i mikut të tij? Mundohu që të përqendrohesh te lidhja jote 5-vjeçare gjatë këtyre muajve, para se të lindësh.

Sigurisht që ke bërë gabim që e ke tradhtuar, dhe duhet të flisni së bashku se pse ndodhi kështu. Nëse partneri juaj kupton përgjegjësitë e veta, atëherë do të fokusohet më pak tek atësia e foshnjës dhe më shumë te lidhja juaj e gjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat