Kur pashë telefonin e të dashurës sime u shokova, ajo kishte shkëmbyer mesazhe me të tjerë, dhe me 2 prej tyre kishte bërë seks

Seksi

Kur pashë telefonin e të dashurës sime u shokova, ajo kishte shkëmbyer mesazhe me të tjerë, dhe me 2 prej tyre kishte bërë seks

Nga: D.B. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Një djalë 26 vjeçar ka folur për rubrikën “The Sun” dhe e ka treguar historinë e tij të dashurisë. Deidre, është rubrikë e cila u ofron këshilla njerëzve brenda 24 ore për problemet personale.

Djali rrëfen se ai dhe e dashura vendosën të qëndronin në pauzë për 1 muaj, ndërsa kur u bashkua prap me të dashurën kuptoi nga mesazhet se ajo kishte shkuar me dy djem të tjerë, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Unë dhe e dashura ime u ndamë për një muaj dhe ajo u betua se ajo nuk u mor me asnjë mashkull gjatë asaj periudhe.
Kur pashë në telefonin e saj mu thye zemra pasi kuptova se ajo kishte shkëmbyer mesazhe me meshkuj nga aplikacionet e takimeve dhe me 2 prej tyre kishte kryer marrëdhënie.
Ajo është 25 vjeç, unë jam 26.Ne kemi qëndruar bashkë për rreth 1 vit dhe gjithçka ishte perfekte. Unë isha i sigurt se ajo do të ishte gruaja me të cilën do të kaloja jetën. Megjithatë pas kaluam disa momente të këqija në lidhje vendosëm t’i jepnim kohë njeri-tjetrit.
Kur u takuam për të folur, kuptuam se sa shumë na kishte munguar marrëdhënia që kishim dhe shkuam bashkë. Nuk mund të rezistoja pa ia kontrolluar telefonin, por pas asaj që gjeta, si mund t’i besoj përsëri?

Përgjigjja e Deidres:

Nëse e dashura juaj u lidh me djem të tjerë kur ju i dhatë kohë njeri-tjetrit, kjo nuk quhet tradhti. Mjaft u fiksove se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që nuk ishit bashkë. Në vend të kësaj fokusohu në marrëdhënien që keni pasur kur keni qenë së bashku.
Nëse nuk trajtoni problemet për të cilat ju u ndatë, historia do të përsëritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat