Pirja e kafesë gjatë shtatzënisë dëmton zhvillimin e foshnjës

Shëndetësia

Pirja e kafesë gjatë shtatzënisë dëmton zhvillimin e foshnjës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Nëse gratë shtatzëna pinë dy ose më shumë kafe gjatë shtatzënisë, ato rrezikojnë të dëmtojnë dhe parandalojnë zhvillimin e mëlçisë së foshnjës ndërsa është akoma në bark.

Shumë kafeinë mund të ngadalësojnë zhvillimin e këtij organi dhe të rrisin rrezikun që foshnja të bëhet me mëlçi yndyrore ose diabet më vonë në jetë.

Një studim te minjtë tregoi se 120 mg kafeinë çdo ditë uli ndjeshëm hormonin jetik për zhvillimin e mëlçisë.

Studiuesit nga Universiteti Vuan i Kinës testuan teorinë e tyre duke administruar kafeinën te minjtë shtatzënë dhe duke testuar foshnjat e tyre.

Ata zbuluan se minjtë që morën kafeinë në dozë 120 mg në ditë kishin pasardhës me probleme shëndetësore. Në studim, minjve iu dha kafeina e përmbajtur në nëntë filxhanë kafe të zakonshëm.

Mjekët rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos pinë më shumë se dy gota kafe në ditë. Shumë kafe mund të çojë në një peshë të ulët të lindjes së foshnjës dhe të rrisë shanset për abort, pasi kafeina rrit hormonin e stresit te nëna dhe ndikon edhe te fëmija.

Mëlçia yndyrore jo-alkoolike është një gjendje që shfaqet kur yndyra grumbullohet në mëlçi dhe një mëlçi e shëndetshme nuk duhet të përmbajë ose të ketë yndyrë të ulët.

Kjo gjendje ndodh te njerëzit që janë obezë dhe zvogëlon funksionimin e mëlçisë dhe rrit rrezikun e diabetit tip 2.

Ekspertët pajtohen që nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar sesi kafeina ndikon në trupin e nënës dhe foshnjës ndërsa është në stomak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat