Çfarë të bëjmë kur fëmija ka temperaturë të lartë?

Shëndetësia

Çfarë të bëjmë kur fëmija ka temperaturë të lartë?

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Jemi zyrtarisht në një periudhë virozash dhe nga të vegjëlit tek të moshuarit, duket se bashkë me kapërcimin e stinëve vjen edhe një fluks i madh sëmundjesh që prek grupmosha të ndryshme. Por, temperatura e lartë dhe ethet janë një nga sëmundjet më të shpeshta dhe tipiket që prek fëmijët sidomos në prag të sezonit të dimrit. Kur një fëmijë sëmuret, temperatura e trupit rritet, metabolizmi gjithashtu, ndaj fëmija humbet lëngjet dhe peshën e trupit. Çfarë duhet të bëni në kësi rastesh?

Shmangni dehidratimin

Pediatrët rekomandojnë uljen e temperaturës në mënyrë graduale, jo të menjëhershme, kjo veçanërisht për të parandaluar dehidratimin. Simptomat më të zakonshme të dehidrimit janë lëkura e thatë në buzë, urinim i paktë dhe lot kur fëmija qan. Për të shmangur humbjen e lëngjeve, është e nevojshme që fëmija të pi shumë ujë, lëng dhe qumësht. Ju mund të shtoni edhe kripëra minerale, të cilat vetëm pediatri mund t’i përshkruajë në rast nevoje.

Çfarë nuk duhet bërë?

Nëse fëmija ka ethe të mëdha dhe temperaturë të lartë, preferohet që të mos e mbuloni fëmijën me batanije shumë të rënda, pasi kjo mund të bëjë që temperatura të rritet më tej. Fëmija me ethe nuk ka pse të qëndrojë në shtrat, nëse dëshiron të luajë mund ta bëjë, por pa bërë përpjekje të tepërta fizike. Përfundimisht, nuk rekomandohet të bëni larje me ujë të vakët në vaskë pak pasi fëmija ka marrë paracetamol. Kjo bëhet vetën nëse ilaçi nuk arrin të veprojë dhe të ulë temperaturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat