Ja përse meshkujt duhet të hanë më shpesh kërpudha - Bota Sot
Ja përse meshkujt duhet të hanë më shpesh kërpudha

Shëndetësia

Ja përse meshkujt duhet të hanë më shpesh kërpudha

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Meshkujt që kërpudhat i duan vetëm sipër një pice, tani duhet të ndryshojnë mendim.

Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë.

Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish dhe bulmet, dhe pak fruta dhe perime.

Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri në 17%.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikët për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...