Koronavirusi, numri i vdekjeve shkon në 132 por infeksionet ngadalësohen

Shëndetësia

Koronavirusi, numri i vdekjeve shkon në 132 por infeksionet ngadalësohen

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Rastet e koronavirusit të konfirmuara dje ishin 1.459, më pak se 2.077 të regjistruara të hënën, që tregojnë një fillim të mundshëm të ngadalësimit të infeksionit.

Koronavirusi i Wuhan deri më tani ka shkaktuar 132 vdekje ku rastet e dyshuara arritën në 9,239. 103 persona e kaluan infeksionin pas shtrimit në spital. Në të ashtuquajturën Kina e Madhe, ku përfshihen Hong Kongun, Macao dhe Tajvan, rastet e konfirmuara janë afër 6.000.

Numri tani tejkalon atë të Sarsit në 2002-2003, i cili kishte ndaluar, sipas statistikave zyrtare, në 5.327 (por me 349 vdekje).

Ndërkohë, riatdhesimet e para fillojnë nga Wuhan: dyqind japonezë u nisën për në Tokio në një fluturim çarter të përgatitur nga autoritetet japoneze në marrëveshje me Pekinin, dhe një çarter  tjetër i rregulluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit solli në shtëpi grupin e  parë të qytetarëve amerikanë, të cilët do të strehohen në një bazë ajrore rezervë në Kaliforni për karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat