Sa do të mbijetojë coronavirusi në rroba dhe a do ta vrasë larja e rrobave?

Shëndetësia

Sa do të mbijetojë coronavirusi në rroba dhe a do ta vrasë larja e rrobave?

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:54
Foto Ilustrim

Çfarë të bëhet me rrobat e personit të infektuar?

Nëse ndokush në familjen tuaj është i infektuar me coronavirus apo ekziston dyshimi për infektim, është e nevojshme të merren masa shtesë kur është fjala për larjen e rrobave, si edhe të peshqirëve dhe çarçafëve, transmeton Telegrafi.

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së sëmundjeve (CDC) rekomandon bartjen e dorezave mbrojtëse me rastin e kontaktit me rrobat e personit të sëmurë dhe hedhjen e tyre menjëherë pas përdorimit. Lani duart sapo i zhvishni.

“Dyshoj që mund të mbijetojë disa orë, ndoshta edhe një ditë. Kjo varet mjaft nga kushtet e ambientit siç janë, për shembull, temperatura dhe lagështia”, thotë infektologu Amesh A. Adalja, nga qendra për shëndet Johns Hopkins në Maryland.

Ai nuk është i bindur që rrobat janë mënyra primare e bartjes së infeksionit me virus, mirëpo megjithatë kërkon të jemi të kujdesshëm.

Nëse nuk keni doreza, lani duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun dhe dezinfektoni sapo të përfundoni përdorimin e rrobave familjarëve të infektuar.

Rrobat e tilla shkundni dhe lani në temperaturë sa më të lartë që të jetë e mundshme.

CDC-ja thekson që rrobat e personit të infektuar nuk duhet t’i lani ndaras, sepse detergjenti vret virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat