Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi - Bota Sot
Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Shëndetësia

Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Më: 30 maj 2020 Në ora: 06:56
Ilustrim

Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që përmbajnë shumë sheqer. Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.

Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të shëndetëshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaji ulliri. Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe funksionon si kurë kryesisht për sheqtësimet e stomakut dhe zorrës së trashë. Këshillohen 4 kombinime të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të evitoni problemet me tretjen dhe ndjesinë e fryrjen e barkut.

Vaj ulliri dhe lëng limoni
Një recetë ekonomike me efekt të menjëhershëm.
Mos shtoni shumë limon në mënyrë që të evitoni aciditetin e stomakut.
Përbërësit
5 ml, pra një lugë gjelle, lëng limoni
15 ml vaj ulliri

Përgatitja
Përziejini bashkë të dy përbërësit dhe konsumojini rregullisht çdo darkë para se të shkoni për të fjetur. Kjo kurë do të ndihmojë në tretjen e shpejtë të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun. Përdoreni rreth 15 ditë.

Vaj ulliri dhe kos
Megjithëse është një bashkim i pazakontë, ka shumë avantazhe. Kosi është një burim i stimulimit të tretjes së ushqimeve.

Përbërësit
250 ml kos
15 ml vaj ulliri

Përgatitja
Shtoni vaj ulliri tek kosi dhe konsumojeni tre herë në ditë më stomakun bosh, pra para ushqimit. Kjo kurë do t’ju ndihmojë të ndiheni me të lehtë dhe më pak të fryrë.

Vaj ulliri dhe banane
Banania është e pasur me kalium që ndihmon në stimulimin e tretjes. Nëse e përzieni me vajin do të stimulojë lëvizjen natyrale të sistemit tretës duke parandaluar fryrjen.

Përbërësit
1 banane
15 ml vaj ulliri

Përgatitja
Prisni bananen në feta të holla dhe shtypeni. Sipër hidhini një lugë kafe vaj ulliri dhe pasi të keni përfituar një masë kompakte konsumojeni.

Vaj ulliri dhe kafe
Ky kombinim i pa zakontë do t’ju ndihmojë të stimuloni muskujt e zorrëve.

Përbërësit
250ml kafe e nxehtë
125ml vaj ulliri
Përgatitja
Përzieni kafen me vajin dhe pijeni çdo mëngjës për rreth 15 ditë në muaj. Adoptojeni këtë recetë në regjimin tuaj të përditëshëm për të parandaluar problemet me tretjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat