Studimi, përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë ndikon në shfaqjen e autizmit te fëmijët

Shëndetësia

Studimi, përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë ndikon në shfaqjen e autizmit te fëmijët

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:14
Ilustrim

Disa ditë pasi Shoqata Amerikane e Zemrës publikoi një deklaratë ku jepte këshilla për përdoruesit e kanabisit, një studim i gjerë, i publikuar në revistën ‘Nature’ zbuloi se gratë që përdorin marijuanë gjatë shtatzënisë kanë 1.5 herë më shumë gjasa që të lindin një fëmijë me autizëm.

Studiuesit nga Spitali Otava dhe institucionet e lidhura rishikuan të dhënat për çdo lindje në Ontario, Kanada midis 2007 dhe 2012, për mbi 500 mijë raste. Ky besohet se është një prej studimeve më të gjera të bëra deri më tani në lidhje me këtë çështje.

Në 2200 raste nënat thanë se përdorën marijuanë gjatë shtatzënisë pa e përzier atë me duhan, alkool ose opioide.

Studimi zbuloi një lidhje midis përdorimit të kanabisit të nënës në shtatzëni dhe incidencës së çrregullimit të spektrit autik te pasardhësit.

"Incidenca e diagnozës së çrregullimit të spektrit autik ishte 4.00 për 1.000 persona te fëmijët e ekspozuar ndaj kanabisit, krahasuar me 2.42 tek fëmijët që nuk ishin të ekspozuar. Raporti i rregulluar plotësisht i rrezikut ishte 1.51", sipas studimit.

Sipas Qendrave të ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, studimet e mëparshme e lidhin përdorimin e marijuanës gjatë shtatzënisë me peshën e ulët të bebet, hiperaktivitetin, probleme të sjellës së fëmijëve apo edhe mungesën e përqendrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat