Çfarë janë dhe si funksionojnë testet digjitale shëndetësore në Klinikën Digjitale

Shëndetësia

Çfarë janë dhe si funksionojnë testet digjitale shëndetësore në Klinikën Digjitale

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:13
foto ilustrim

Këto teste mund të përdoren si tregues fillestarë jo diagnostikues të një problemi shëndetësorë.

Testet digjitale mund t’ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura, t’ju lehtësojnë për të përcaktuar nëse keni nevojë të kërkoni ndihmë të mëtejshme nga mjeku specialist.

Falë digjitalizimit, përcjellja e gjendjes suaj shëndetësore tani është më e lehtë se kurrë.

Klinika Digjitale për të gjithë pacientët e saj ofron mundësinë e testeve shëndetësore online.

Duke qenë pacient i Klinikës Digjitale ju mund të përfitoni t’i bëni këto teste pa lëvizur nga shtëpia juaj.

Disa prej testeve shëndetësore që mund t’i bëni janë:

– Testi mbi mitet dhe faktet e kancerit
– Testi i dallimit të ngjyrave
– Test për dëgjim
– Llogaritësi i indeksit të masës trupore (BMI) për të rriturit
– Test për vet kontrollim të gjirit
– Test për tensionin e lartë të gjakut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat